E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stiller në “All Talk”

Ben Stiller do të jetë regjisor, producent dhe aktor kryesor i serialit të ri humoristik televiziv “All Talk” (Të gjithë Flasin).

omiku i njohur ka nënshkruar kontratën me televizionin HBO për bërjen e disa pilot episodeve, të cilat janë krijuar bazuar në konceptin e shkrimtarit Jonathan Safran Foer, i cili e ka shkruar skenarin për episodin e parë. Ngjarja merret me përditshmërinë e një familjeje çifute në Washington.

Veç Stiller, njërin prej roleve kryesore e luan edhe Alan Alda, që njihet për serialin “M.A.S.H.”, dhe i cili bashkë me Stiller kohë më parë aktroi edhe në filmin “Vjedhja e Madhe e Rrokaqiellit”. Fillimi i xhirimeve është paraparë të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2012.

Ndryshe, Foer njihet për romanin e tij “Extremely Loud And Incredibly Close”, adaptimi filmik i të cilit - me Tom Hanks dhe Sandra Bullock në rolet kryesore - do të shfaqet në edicionin e sivjetmë të Berlinale’s.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›