Video porno e Kim Kardashian, në ditën e martesës
Kim Kardashian nuk i është gëzuar dhe aq martesës së saj me basketbollistin Kris Humphries, kjo për shkak se pikërisht në ditën e martesës një web faqe ka lançuar një porno video të seks bombës amerikane. Sipas “The Sun”, video është regjistruar në vitin 2007 dhe e sheh bukuroshen duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-të dashurin Ray J, që vlen të përmendet se ishte i pranishëm në ditën e martesës së Kim. Kjo video është parë nga miliona njerëz, teksa stafi që e publikoi këtë video, gjithnjë sipas tabloidit britanik, i uroi asaj ditë të lumtura bashkëshortore me basketbollistin. Para se të publikohej kjo video dhe ky lajm, Kim dhe lojtari i basketbollit Kris Humphris u përfol se do të ishin në Itali, e më saktësisht në brigjet Amalfitata. Dy të sapomartuarit kanë zbritur dy ditë më parë në Napoli dhe janë drejtuar në plazh. Sipas disa thashethemeve, do të shkojnë në Kapri me një kroçere, emri i të cilës nuk bëhet i njohur.