Stiv Meklaren: Jam trajner me i mire
Ish-trajneri i Anglise, Stiv Meklaren, ka bere te ditur se ndihet i permiresuar si trajner, nga pervoja qe pati ne krye te stolit te perfaqesueses se "luaneve". Meklaren, emri i te cilit eshte permendur si kandidat i mundshem, per te zene vendin ne stolin e boshatisur te Njukasellit, e mbylli aventuren e tij ne Kombetaren angleze pas 18 muajsh, pasi nuk arriti ta kualifikonte skuadren per ne Evropianin 2008. Qendrimi i tij ne detyre ka qene me i shkurtri i nje trajneri anglez ne historine e Kombetares, por Meklareni ka thene se pervoja ne Kombetare e ka pergatitur me shume per zanatin e tij.