Nga Bukureshti njoftohet se Shqipëria do të marrë ftesën e NATO-s
Presidenti i Rumanisë kërkon që Shqipëria të anëtarësohet në NATO së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë. Presidenti Traian Basescu e bëri këtë koment menjëherë pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jaap Scheffer, vetëm 3 muaj përpara zhvillimit të samitit të Bukureshtit, i cili mbahet me 2-4 prill.