E Diel, 1 Nëntor 2026

Stojiq mohon të ketë marrë pjesë në vrasjen e Adem Byqmetit

Momqillo Stojiq nga Poneshi i Gjilanit është marrë në pyetje të martën për të sqaruar detaje rreth vrasjes së Adem Byqmetit më 17 janar 2013. Stojiq sipas prokurorit të rastit Afrim Shefkiu e ka mohuar veprën në tërësi.
“Unë s`kam lidhje me vrasjen e as që kam ndihmuar në vrasjen e Adem Byqmetit. I njoh të dy të dyshuarit, meqë njëri është djali im e tjetri djali i vëllait, por s`kam lidhje me vrasjen” është shprehur Stojiq.

Siç raporton rajonipress, Stojiq nuk e ka mohuar gjetjen e revoles së tij në vendin e ngjarjes për të cilën ka thënë se është e tija , por është marrë nga djali i tij Ivani pa dijeni e tij.

Për vrasjen e Adem Byqmetit pritet të merren në pyetje edhe dëshmitarë të tjera, jashtë dy të dyshuarve kryesor , Radovan Stojiq dhe Ivan Stojiq të cilët u vetëdorëzuan në Gjykatën e Kragujevcit, më 21 janar 2013 , ku edhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Në Prokurori pritet të jep deklaratë edhe pala e dëmtuar dhe njëkohësisht i plagosur në ditën kritike Ramiz Byqmeti.

Ndryshe, Adem Byqmeti (1973) ishte vrarë më 17 janar 2013 tek vendi i quajtur “Mali i Letevcit” në Ponesh derisa po prente dru me të vëllain Ramizin, i cili gjithashtu ishte plagosur rëndë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›