Hiqen nënshkrimet e pavarësisë

Monumentit të pavarësisë së Kosovës “Newborn” nga sot nuk do t’i shihen më nënshkrimet të cilat u bënë në ditën e pavarësisë së Kosovës, nga mijëra qytetarë.
Për ngjyrosjen e monumentin NEWBORN, ka marr vendim Qeveria e Kosovës.
Monumenti , i cila u krijua nga ekipi i udhëhequr nga Fisnik Ismaili, ka zëmëruar këtë të fundit, pasi sipas tij, Qeveria nuk u konsultua më askënd për ndryshimin e ngjyrave të tij.
Sipas punëve në teren, monumentin shihet që po e ngjyrosë kompania “Ngjyrosja”. Kjo kompani, sipas ueb faqes së Agjencisë së Regjistrimit të Biznesit në Kosovë, është pronë e Sadik Lushtakut, nga Skenderaj.
“Qeveria e Kosovës merr vendim, pa u konsultuar me asnjeri, për me e ngjyrosë monumentin NEWBORN, me ngjyrë të njëjtë si ka qenë. Kjo qeveri vazhdimisht, tash 5 vjet, refuzon kërkesën time me ia vendosë një bazament, me e ngjyrosë çdo vit ndryshe edhe me e hapë një kiosk, mu ishin shitë suvenire të NEWBORN, me paratë e të cilave ish mirëmbajt vetë monumenti, pa e ngarkue tatimpaguesin”, ka shprehë zemërimin e tij, krijuesi i monumentit, Fisnik Ismaili.
Ismaili tha për Indeksonline se, këtë vit ideja ka qenë që monumenti të ngjyrosët me flamujt e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovën, por se Qeveria e ka injoruar këtë ide.
“Në vend të kësaj, NEWBORN veç po mbulohet me një shtresë ngjyre, dhe as nuk po i hiqet ndryshku, as nuk po mirëmbahet si duhet”. tha Ismaili.
Sipas tij, monumenti tash e 5 vjet po e reflekton gjendjen në Kosovë, të lanë mbas dore . “Tash, po ia jepin një dorë ngjyrë të njajtë, pa pikë kuptimi, veç me u dukë ma "pastër", duke vazhdue me e lanë të mjerë përbrenda”. Thot Ismaili
Nga ana tjetër, sponsoret e monumentit, Qeveria e Kosovës pretendon se është punë e sajë se çka bënë me monumentin.
Jo zyrtarisht një zyrtar i Qeverisë së Kosovës i ka thënë Indeksonline, se monumentin e kanë financuar ata, dhe se bëjnë çka të donë më të. “Ne e kemi financuar atë, është punë e jona se si duket ai. Ai do të dukët bukur më 17 shkurtë”.
Ndryshe, Newborn është skulpturë, monument i pavarësisë së Kosovës, e cila u shpalos në ditën e pavarësisë së Kosovës. Monumenti u krijua posaçërisht për këtë ditë dhe iu mundësua pjesëmarrësve festues, që në skulpturë të nënshkruajnë. Skulptura u vendos në qendër të Prishtinës vetëm për ditën e pavarësisë për të shënuar lindjen (born) e Republikës së Kosovës, për të "marrë nënshkrimet" dhe pastaj të zhvendoset në lokacion të përhershëm. /Indeksonline.