E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stoltenberg takim me Biden në Shtëpinë e Bardhë: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë

“Duhet të jemi gati për një luftë të gjatë”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan, Joe Biden.

Stoltenberg tha se ukrainasit po paguajnë një çmim të lartë, por shtoi se Rusia gjithashtu po pëson shumë humbje.

“Konflikti do të përfundojë në tryezën e bisedimeve dhe NATO duhet të mbështesë Ukrainën për të lejuar Kievin të marrë rezultatin më të mirë“, tha Stoltenberg.

Ai më pas shtoi se i takon Ukrainës të vendosë nëse do t’i lëshojë territor Rusisë për të negociuar fundin e luftës./ Corriere.it

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›