E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana e panjohur e ambasadorit Arvizu

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu dhe bashkëshortja e tij, Anne Cunningham, vizituan “Djepin e Engjëllit”,në Tiranë, i cili është një repart i veçantë për bebet që braktisen pas lindjes.

Ky repart merr mbështetje të vazhdueshme nga Organizata për Mbështetjen e Fëmijëve Shqiptarë të Braktisur (OSAAB), e cila është ngritur nga Claudia Janiszewski, presidentja dhe themeluesja e organizatës.

Ambasadori, Anne dhe kolegë të tjerë të ambasadës treguan mbështetjen e tyre për fëmijët, duke sjellë me vete pelena dhe ushqime, të dhuruara nga stafi i Ambasadës Amerikane, shkruan "Shekulli".Gjatë vizitës së tyre, ambasadori dhe Anne mbajtën në krahë disa bebe të sapolindura, si dhe folën me infermieret për dashurinë e pamasë që ata kanë për vajzën e tyre të adoptuar, Yukiko.

Anne është një vizitore e rregullt e këtij reparti, ku ndihmon infermieret duke mbajtur dhe përkëdhelur fëmijët. Ambasadori u prek nga kujdesi që i kushtohej fëmijëve, dhe foli mbi nevojën për dhembshuri dhe rrethanat e vështira nën të cilat mamatë, për çfarëdo arsye, braktisin fëmijët e tyre. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›