Stonehenge ishte galeri?

Ka shekuj që Stonehenge shkakton polemika mes shkencëtarëve, të cilët assesi nuk po arrijnë të gjejnë destinimin që e kishte ky objekt. Shkencëtarët britanikë tani kanë dalë me një pohim të ri, sipas të cilit, objekti i ngurtë misterioz dikur ka shërbyer si galeri artistike.
Incizimet e reja, që janë bëtë me teknikën 3D, tregojnë se gurgdhendësit kishin përzgjedhur me kujdes materialin që kishin në anën ku ndodhet shtyllat e mëdha të gurit, me qëllim që pjesët e tyre të ndriçoheshin gjatë periudhave të caktuara të ditës.
Incizimet tregojnë se në 83 shtyllat e mbetura janë gdhendur fotografi, të cilat nuk mund të shihen me sy, por të cilat shkëlqenin kur dielli binte mbi to nën një kënd të caktuar. Deri më tani janë zbuluar më shumë se 70 fotografi dhe simbole të gdhendura, gjë që numrin e tyre të përngjitshim e ngrit në 115.
Hulumtuesit kanë analizuar 850 gigabajt të incizimeve, dhe kanë zbuluar se këto fotografi shkëlqenin gjatë perëndimit të diellit, në dimër, ose gjatë agimit të ditës më të gjatë të verës.
"Kjo dëshmon se paraardhësit tanë i kushtonin shumë rëndësi diellit, por edhe drejtimit prej nga një vizitor i afrohej Stoehenge’it, meqenëse fotografitë shkëlqenin vetëm po qe se atyre iu afroheshe nga verilindja’, theksoi profesori i arkeo-astronomisë, Clive Ruggles.