Stoner perjashton rikthimin ne MotoGP

Casey Stoner, dy herë kampioni i botës në MotoGP, u rikthye në pistën e Motegit në timonin e një Honde.
Australiani realizoi 47 xhiro në kuadër të testimeve të motorit të sezonit të ardhshëm, por i pyetur nga gazetarët, theksoi se nuk ka ndërmend të rikthehet, pas shpalljes së tërheqjes në fund të 2012-s. “Falenderoj Hondën për mbështetjen e saj. U ndieva shumë mirë në pistë pas një pushimi 9-mujor dhe jam shumë i kënaqur për rezultatet e testimit, por nuk ndryshoj mendim mbi të ardhmen time. MotoGP tashmë nuk është në planet e mia”, theksoi Stoner. / Top Channel