E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stonestreet: Në çdo rast të zbatohet ligji

Pas një takimi të zhvilluar në KQZ me kreun e këtij institucioni, Arben Ristani, Stonestreet tha shkurtimisht për mediat se kishte në “këtë takim diskutuam për vazhdimin e procesit zgjedhor dhe se si duhet orientuar ai në të ardhmen".

Ai nënvizoi se duhen ndjekur rregullat ligjore në zgjedhje dhe në shpalljen e rezultateve. "Nuk diskutuam për procesin që po vazhdon. Ky takim u përqendrua në të ardhmen e të gjithë procesit elektoral. Unë nuk dëshiroj të interpretoj atë që thotë ligji, por një parim i rëndësishëm që duhet të ndiqet është ai i shtetit të së drejtës dhe të vihet në zbatim ajo që çfarë thotë ligji", tha ai.

Misioni vëzhgues do të largohet ditën e nesërme, ndërsa përfundimi i gjithë procesit do të monitorohet vetëm nga dy analistë të ODIHR-it. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-23 13:34
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›