E Diel, 1 Nëntor 2026

Site i KQZ-se shpall rezultatet paraprake

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot paradite në faqen e vet të internetit rezultatet paraprake jo zyrtare, që nxjerrin fitues Edi Ramën me 10 vota para kandidatit Lulzim Basha.

Faqja e internetit dhe ekranet ku projektoheshin rezultatet ishin bllokuar që më datë 14 maj në rezultatet e kutisë së parafundit. Duke nxjerrë edhe rezultatet e kutisë së fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon se fitues sipas procesit të numërimit ka dalë Edi Rama.

Por procedura e vlerësimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara e nisur përpara disa ditësh pritet të nxjerrë fitues Lulzim Bashën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›