E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburg, Berisha: Shqipëria, progres gjatë këtyre 20 viteve

Kryeministri Berisha, në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës i është drejtuar sot me një fjalim Forumit Ndërkombëtar për Demokracinë.
 

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha është fokusuar në ndryshimet madhore të vendit, konsolidimin e demokracisë dhe tregun e lirë dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë në bazë të tyre lirinë.

“Shqipëria është një rast unik sepse 20 vite më parë vendi renditej në tre vendet më të varfëra në botë ndërsa sot vendi jep shembullin e zhvillimit ekonomik dhe renditet ndër vendet me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria ka bërë progrese të mëdha gjatë këtyre 20 viteve demokraci duke u renditur ndër vendet me rritje ekonomike 4 herë më të lartë se disa nga vendet e rajonit ku disa prej tyre kanë rënë në recesion ” tha Berisha.

Forumi Ndërkombër për Demokracinë do të trajtojë një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj si “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”.

Në këtë Forum marrin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj nga Evropa dhe mbarë bota si Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së Jean-Claude Mignon, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland, President i Parlamentit Evropian Martin Schultz, Ministri i Financave të Gjermanisë Wolfgang Achauble, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›