E Diel, 1 Nëntor 2026

Allegri i pakënaqur me gjyqtarin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka kritikuar gjyqtarin Paolo Valeri, pas disfatës nga Interi në derbin e mbrëmshëm të Serie A.

“Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët. Por, gjyqtari veproi gabimisht në këtë ndeshje. Në pjesën e parë ai bëri një gabim teknik. Ai fishkëlleu për pauzën mes pjesëve 12 sekonda më herët. Pastaj kishte një faull ndaj lojtarët të fundit, Emanuelson, që u dha kundër tij”.

“Kishte ndoshta një penalti në Robinhon, kartoni i kuq ndaj Nagatomo ishte i qartë, pasi ai nuk mund t`i jepte atij edhe një kartonin tjetër të verdhë për këtë”.

“Ky nuk është një arsyetim dhe mbase sot gjyqtari ishte i pafat, por incidentet ishin vërtet të dukshme”, ka thënë Allegri për Corriere della Sera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›