E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburgu kundër burgimit të përjetshëm: Shkel të drejtat e njeriut

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur që dënimi me burg të përjetshëm i kriminelëve, pa mundësinë e lirimit, është shkelje e të drejtave të tyre njerëzore.

16 prej 17 gjyqtarëve të panelit konsiderojnë se të burgosurve duhet tu jepet mundësia që dënimet e tyre të rishqyrtohen.

Paneli e ka shqyrtuar këtë çështje sipas kërkesës nga tre britanikë, që vuajnë dënime me burg të përjetshëm për vrasje, përfshirë edhe personin Jeremy Bamber, i cili ishte i dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së tij, në vitin 1985.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Strasburgut duhet të shqyrtohet nga qeveria e Britanisë, e cila në vitin 2003 e ka anuluar parimin që lejonte që dënimi me burgim të përjetshëm të rishqyrtohej pas 25 viteve.

Kryeministri britanik, David Cameron, tha se thellësisht nuk pajtohet me vendimin e Strasburgut.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur që dënimi me burg të përjetshëm i kriminelëve, pa mundësinë e lirimit, është shkelje e të drejtave të tyre njerëzore.

16 prej 17 gjyqtarëve të panelit konsiderojnë se të burgosurve duhet tu jepet mundësia që dënimet e tyre të rishqyrtohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›