E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburgu pezullon ekstradimin e Rrapos

Gjykata e Strasburgut pezulloi ekstradimin e ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo mbi te cilin rendojne nje seri akuzash nga drejtesia amerikane.

Strasburgu urdheron qeverine shqiptare qe te mos e ekstradoje Rrapon deri ne 15 dite pas vendimit nga Gjykata e Larte.

Sipas avokatit mbrojtes se Rrapos Ardian Visha pas urdherit te Strasburgut do te kerkohet ndryshim i mases ndaj klientit te tij duke qene se afatet e paraburgimit kane mbaruar.

Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua ne korrik ne ambientet e ambasades amerikane.

Mbi 27 vjecarin rendojne akuza te renda sikurse pjesemarrje ne organizate kriminale trafik droge armembajtje pa leje pengmarrje grabitje me arme shantazh dhe vrasje.

Sipas prokuroreve amerikane banda ku bente pjese ish-sekretari i Ministrise se Jashtme ka nisur fillimisht aktivitetin ne vitin 2003 me trafikun e marijuanes e me pas jane kryer edhe krimet e tjera ne menyre per te mbrojtur territorin e kriminalitetit.

Kjo organizate njihej si grupi i vellezerve Krasniqi qe te dy te arrestuar. Ndersa ne total per kete operacion do te jene nen gjykim 15 persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›