E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqize bllokohet transporti kromit

Kompanite qe realizojne transportin e mineralit te kromit nga minierat e Bulqizes kane bojkotuar punen ne shenje proteste ndaj kompanise koncesionare ACR e cila sipas tyre ka 7 muaj qe nuk shlyen detyrimet.

Jane 6 kompani private qe nderprere transportin e mineralit. Ata i jane drejtuar me ane te nje letre kompanise koncensionare si dhe Ministrise se Transporteve dhe Ministrise se Ekonomise Konfederates se sindikatave te Shqiperise komisariateve te policise Elbasan dhe Bulqize si dhe Drejtorise Rajonale Tatimore Diber ku njoftojne nderprerjen e transportit te mineralit.

Ne peticionin e nenshkruar nga firmat thuhet se ne kontratat e neshkruara prej tyre dhe firmes koncensionare ACR qe aktualisht menaxhon minieren jane zbatuar me perpikmeri te 9 nenet dhe 19 pikat e pikat e kesaj kontrate.

Ne si kompani transporti thuhet ne kete peticion kemi zbatuar me perpikmeri te gjitha detyrimet tona konforme kontrates se nenshkruar. Ndersa ankohen se nga firma koncensionare nuk eshte zbatuar ne asnje rast vecanerisht neni 4 pika 1 qe ka te beje me marredheniet financiare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›