Strategjia e arsimit të lartë nuk i përgjigjet kërkesave të tregut
Arsimi i Lartë në Shqipëri nuk u përgjigjet ende nevojave të vendit dhe rritjes së ekonomisë së tregut. Ai ëhstë shumë homogjen, ndërsa financimet nuk arrijnë të jenë të mjaftueshme si në infrastrukturë ashtu edhe në kualifikimin e stafit.Kjo problematikë është vënë në dukje gjatë prezantimit të strategjisë afatmesme të arsimit të lartë.Strategjia e arsimit të lartë miratuar vitin e shkuar, synon përmirësimin e gjithë sistemit, rritje të numrit të petadogëve, mbështetje më të madhe financiare si nga qeveria ashtu edhe nga burime të tjera. Zv/ ministrja e Arsimit dhe Shkëncës, Adriana Gjonaj, përmendi ndërkaq se, financimi për arsimin e lartë në buxhetin e 2009-ës është 50% më i madh, ndërsa për kërkimin shkëncor 30%. Po këtë vit janë miratuar sipas Gjonaj 80 programe studimi të nivelit të dytë dhe 60 mastera specializimi.