Strategjia e re e presidentit Obama për luftën dhe roli i shefit në detyrë të Pentagonit
Reforma në shëndetësi, aq e kërkuar nga demokratët amerikanë ka pësuar një shtyrje, situata financiare dhe ekonomike qëndron gjithmonë e rëndë, në sondazhe pëlqimi i presidentit Barak Obama është ulur për herë të parë nën 50 për qind, midis republikanëve ka prej tyre që besojnë se do ta ketë një revansh në zgjedhjet e mid/term, por ...është një commander/in/chief (komandanti i F-A) që nuk ta priste mendja.
Në rradhë të parë se buxheti i ministrisë se mbrojtjes amerikane është ulur dhe doktrina e re e luftës po ecën si një tren. Është vendosur Pentagoni duhet të mbajë dietë, qysh tani. Problemet e buxhetit nuk i japin kohë Obamës, i cili ka objektivin të vendosi tavanin e shpenzimeve për ushtrinë në 4 ose 5 për qind të GDP. Në radhë të dytë është problemi se SHBA-të janë të angazhuar në dy zona të nxehta lufte (Irak dhe mbi të gjitha Afganistan) e duan të mbajnë superfuqinë në të gjithë botën. Po të shohim të dhënat e 2008 mbi shpenzimet e armatimeve të publikuara nga SIPRI - agjenci vlerësimi e gjendur në Stokholm - SHBA janë në krye të klasifikimit të shpenzimeve të buxhetit për ushtrinë: rreth 607 miliardë dollarë, gati 41,5 për qind të tortës botërore. Larg shumë është – në vend të dytë – Kina, me një shpenzimi prej 84, 9 miliardë dollarë, pra 5,8 për qind të totalit. Një hendek i pakapërcyeshëm. Por risku, mbetet, sepse Shtëpia e Bardhë po kalkulon riskun, që në pak vite arsenali i saj mund të bëhet i papërdorshëm dhe superfuqia bie në mënyrë eksponenciale, në qoftë se nuk qëndron në top-tenin e teknologjisë dhe të gjurmimit shkencor. Çfarë të bëjnë? Orkestra po ndryshon partiturën, po fut një element të ri, por me vështirësi i bie instrumenteve që ka.
Kështu që, ushtarët amerikanë janë të angazhuar në Afganistan në të parë ofensivë luftë të presidencës Obama, kritikët i drejtojnë gishtin nga sekretari i mbrojtjes Robert Gates, i cili ka qenë dhe ish drejtor i CIA. Një Globetrotter i politikës që vetë-përkufizohet si një Forest Gump, njeriu që me 28 korrik bëri një vizitë të papritur në Irak, ka kaluar nga administrata Bush në atë Obama: ky i fundit në gjurmën e presidentit John Fitzgerald Kennedy, demokrat, që zgjodhi vite më parë një republikan Robert McNamara në krye të Pentagonit. Gates nuk është vetëm një njeri që zbaton urdhrat me verbëri, por jep edhe këshilla të vyera sesi të ndryshohet pa tërmete midis aparatit të ushtarakëve dhe kjo po shihet edhe në reformimin që po i bëhet Pentagonit sipas doktrinës Obama. Gates përfaqëson edhe vazhdimësinë e strategjisë së presidentit Bush jr. kështu që gjenerali David H. Petraeus, ai që krijoi taktikën kirurgjike «surge» në Irak, është komanduar si komandant i Lindjes se Mesme (Centcom).
Revizionimi i bilancit që po behet bashkërisht më një ndryshim të strategjisë së luftës: më pak investime ne projektet Hi-tech të vënë në dyshim për efikasitet, më shumë rëndësi luftës së këmbësorisë (që nga Iraku e Afganistani ka nxjerrë mësime të mëdha) dhe asistencën e ushtarakëve dhe familjeve të tyre pas konfliktit. Është prapa një revolucion në punën e ushtrisë? Ndoshta jo, por pentagoni me furnizimet e saj akoma dhe sot, i ngjan sikur është akoma në luftën e ftohtë, kjo është e provuar edhe me shpenzimet marramendëse dhe në kërkimet luftarake.
Është e qartë se midis republikanëve ka prej tyre që ndryshimet e Gates nuk pëlqehet.
Për shembull Heritage Foundation, qendër studimi i republikanëve, ka lëshuar një fushatë mujore sensibilizimi në “mbrojtje të Amerikës”, duke e vënë zërin kundër uljes së buxhetit të Mbrojtjes. Gërshërët e dyshes Obama-Gates nuk e qetësojnë presidentin e Heritage, Edward Feulner, që shpluhuroi edhe një thënie të vjetër të presidencës John Adams: « miliona për Mbrojtjen, asnjë lek për taksat». Sipas republikanëve, Obama ka zgjedhur rrugën e reformës fiskale. Një rrugë tjetër është e propozuar nga ish senatori James Talent, specialist i punëve ushtarake të Heritage “ na duhet një buxhet jo më pak se 4-5 për qind i GDP-së, nëse SHBA-të duan të mbajnë superioritetin ushtarak.
Në kampin e kundërt, përveç mendimtarëve afër demokratëve, duhet lexuar me kujdes “Slate”, revista e grupit “Uashington Post”, dhe mbi të gjitha rubrika “war stories” histori lufte, ku Fred Kaplan (fitues i çmimit Pulitzer për një investigim i luftës nukleare midis risisë dhe SHBA-së) duartroket Gates dhe thotë se vota kundër rinovimit të programit që do të ndërtojë avionin F12 “është fillimi i një faze të re në politikën e Mbrojtjes, një ri-dimensionin të influencë së kontraktorëve në politikën e buxhetit” të Pentagonit. Ndërsa diskutohet Gates ecën përpara si një bulldozer. Përpos se ka prerë fondet për avionin f-12, duke preferuar më shumë avionin e kolauduar F-35, ka shtypur dhe butonin Reset (nga fillimi) për ndërtimin e super-kryqëzori-luftarak Ddg-1000 Zumwalt (një anije luftarake futuriste, që sipas ekspertëve deri tani është e dobët në programacion): ka arkivuar projektin e ushtarit të së ardhmes.
Qershia mbi tortë është traktati i mos-zhvillim nuklear në Moskë të nënshkruar nga presidenti Obama dhe ai Rus Dmitri Medvedev. Edhe pse ky vendim nuk i pëlqen Niksianëve, as atyre Neo-Con, as ekspertëve të punëve atomike. Midis këtyre të fundit “Lexington Institute”, duke menduar se një ndërprerje të zhvillimit atomik do t’i shtojë oreksin shteteve që kërkojnë të bëhen fuqi regjionale me armën atomike (Irani). Nga prerjet e buxhetit nuk shpëton asnjë: Aviacioni dhe Marina, sektorë ku financimet në teknologji janë shumë të larta, janë në dietë të kushtëzuar. Vështirësia në ndërrimin e këmbësorisë më Irak e Afganistan dhe situata kritike e gardës kombëtare u ka mbushur mendjen treshes Obama-Gates-Petraeus të pikësynojnë në masën dhe cilësinë e trupave të tokës, mbi stërvitjen dhe logjistikën e tyre. Kërkimet në fushën ushtarake po ri-dimensionohen? Ndoshta, por Gates nuk është një pacifist i veshur si Sekretar i Mbrojtjes dhe Obama nuk dëshiron të vejë karafila në qytat e pushkëve.
Vizioni i luftës në pentagon ka ndryshuar, por gjithmonë konflikti mbetet aktiv. Kanë ndryshuar tonet dhe burimet që janë duke u spostuar në sektorë të tjerë. Air Force do të këtë investime masive për të zhvilluar plan rinovimi të avionëve pa pilotë (Predator dhe Reaper 9), një nga armët që shtëpia e bardhë beson të përdorë në luftë kundër terroristëve në lindje e mesme. Plani i zhvillimit të avionëve pa pilotë,në zhargon Uav (unmanned aerial vehicle), është një ide që të befason. Fillon nga 2009, dhe mbaron në 2047 që parashikon ngritjen e një flote me më shumë se qindra avionë. Në fillim do të telekomandohen nga njerëz në tokë, po në të ardhmen në cloche (ose me joystick) do të jetë kompjuteri.
Kjo është lufta që mendohet se do të jetë ose kështu parashikohet, po të jetë edhe një tjetër, të padukshme, e përbërë nga operacione të koduara të fshehta (fjalët që fondet për këtë sektor janë shtuar nuk janë të pakta), që drejtohen nga komuniteti i inteligjencës, e ku CIA përbën nyjën kryesore.
Përgatiti Lavdrim Lita
...