E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia mbrojtese e SHBA-se

Shtetet e Bashkuara dhe NATO ishin te gatshem te mbronin edhe vendet balltike anetare te Aleances kunder Rusise.

Ne dokumentet e Wikileaks te publikuar nga The Guardian mesohet plani per ta shtrire strategjine ekzistuese pertej Polonise ne mbrojtje te Estonise Lituanise dhe Letonise. Ne janar te ketij viti-sic tregojne kabllogramat- sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton firmosi nje dokument ku u pranonte plani nga vendet aleate te NATO-s.

Shtate divizionet e NATO-s te perfshira do te ishin ato amerikane britanike gjermane dhe polake-shkruan The Guardian e cila i referohet edhe informacionit te publikuar ne gazeten polake Viborzha Wyborcza. Dokumentet tregojne se planet ushtarake nuk duhet te diskutoheshin ne publik sepse kjo do te conte ne shtimin e panevojshme te tensioneve mes NATO-s dhe Rusise. Ishte admirali amerikan Xhejms Stavridis komandanti i aleances ne Europe qe propozoi te ashtuquajturin plan Shqiponja Mbrojtese ku te perfshihej Lituania Letonia dhe Estonia.

Dokumenti i eshte bashkangjitur vendeve te Aleances dhe vendimi do te merrej permes nje procedure te fshehte. Nje dokument tjeter udhezonte ambasadat amerikane si te trajtohej plani i ri i NATO-s per vendet baltike ku nenvizohej se projekti duhet te mbahej sekret. Sipas eksperteve vihej re nje lloj irritimi mes Varshaves dhe Uashingtonit mbi planet per te zhvendosjen e raketave patriot. Ky ishte cmimi i vendimit te Polonise per te mbeshtetur planin amerikan te mbrojtjes anti-rakete.

Por ne vend te tij mori hedhes raketash dhe disa trupa amerikane. Analistet thone se publikimi i kabllogrameve te fundit bie ndesh me perpjekjet e Uashingtonit per te rivendosur marredheniet me Rusise dhe permiresimin e bashkepunimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›