E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hage vitin tjeter vendimi per Haradinaj

Kryetari i gjykates se Hages Patrick Robinson ka bere te ditur ne raportin e tij derguar Keshillit te Sigurimit se vendimi ndaj ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj do te merret vitin e ardhshem.

Sipas Robinson po kete vit do te merren edhe vendimet edhe per te akuzuarit e tjere per krime lufte ne ish-Jugosllavi si Vlastimir Gjorgjevic Ante Gotovina dhe Momcilo Perisic.

Ndersa pese proceset e mbetura do te perfundojne me vendimin e shkalles se pare gjate vitit 2012 me perjashtim te atij ndaj Radovan Karaxhic qe pritet te perfundoje ne 2013-en ka saktesuar Robinson ne raportin e tij.

Kryegjyqtari ka shtuar me tej se te gjitha proceset jane te veshtira pasi mbi to influencojne elemente mbi te cilet gjykata nuk ka asnje kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›