E Hënë, 2 Nëntor 2026

Strategjitë e Milanit në merkato, Tare: Do bëjmë të paktën 5 blerje

“Nuk është një revolucion, por do të shtohen pjesë funksionale për të krijuar një identitet loje”, shpjegoi Igli Tare filozofinë e merkatos të kuqezinjve në një takim informal me shtypin në Casa Milan. Tare shtoi gjithashtu: “Ne po kërkojmë role specifike, përparësia për momentin është mesfusha për të rritur cilësinë e lojës siç kërkohet nga Allegri.”

Drejtuesi shqiptar ishte i qartë në lidhje me qendërsulmuesin e ri që do të vijë nga merkato: “Gimenez pëlqen të dalë nga zona, prandaj po kërkojmë një sulmues 9-të të vërtetë, një qendërsulmues klasik si Giroud”. Vështirë se do të jetë një mes Vlahovic dhe Osimhen, të cilët nuk janë marrë kurrë në konsideratë deri më tani. Drejtori sportiv foli edhe për Theo Hernandez: “Ai po kërkonte një përvojë të re”.

Pas përpjekjes së Çelsit, drejtori ekzekutiv Furlani e hoqi Maignan nga merkato: “Ai nuk po largohet, ai do të veshë ende fanellën e kuqezinjve”. Milani, duke ndjekur udhëzimet e trajnerit nga Livorno, po kërkon pesë përforcime të tjera: dy mesfushorë, përveç Modricit, dy mbrojtës të krahut (një në secilin krah) dhe një qendërsulmues”.

Por mund të ketë shtatë nëse një mbrojtës qendror dhe një sulmues anësor do të largoheshin. Tare përsëri për faktin se Musah po largohet: “Ne po kërkojmë lojtarë të ndryshëm nga ai, mesfushorë të përshtatshëm për një mesfushë me tre lojtarë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›