E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss Kahn: Po jetoj një makth

“Po jetoj një makth”. Me këto fjalë Dominique Strauss Kahn u është drejtuar ish-kolegëve të tij në FMN përmes një e-mail.
Në mesazhin elektronik, ish-kreu i Fondit ka shpjeguar edhe arsyet përse vendosi të jepte dorëheqjen.

“Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të dhimbshme për mua dhe për familjen time. Njëkohësisht, jam i vetëdijshëm, të tilla kanë qenë edhe për të gjithë tek Fondi. Më vjen shumë keq”, ka deklaruar Strauss Kahn.

Kahn, i cili ndodhet në arrest shtëpie në një rezidencë në Nju Jork, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka shprehur bindjen se ato do të bien.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›