E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, dolli për prejardhjen irlandeze

Presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar fshatin Manigoll, në Republikën e Irlandës, në kuadër të turit të tij të gjatë në Evropë.
Fshati i vogël në Kontenë e Ofelisë ka qenë shtëpia e një prej parardhësve të tij, që emigroi në Amerikë në vitin 1850.

Banorët përshëndetën presidentin Obama dhe bashkëshorten e tij Michelle, me brohoritje dhe parrulla si “Mirëseerdhët në Shtëpi”.

Pas qëndrimit të shkurtër në Manigoll, Obama është kthyer në Dublin për të mbajtur një fjalim në ambjent të hapur, para mijëra qytetarëve që e prisnin me gëzim.

Gjatë qëndrimit në fshatin e vogël me rreth 300 banorë, Obama është takuar me vendasit, si dhe është ndalur në një pab, ku ka pirë një birrë dhe ka ngritur dolli për prejardhjen e tij irlandeze, që i përket katra -gjyshit të tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›