Strazimiri: Rama qëndrim bandidest për kontrollin
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, shprehu shqetësimin se pse bashkia e Tiranës nuk ka lejuar kontrollin financiar rutinë të organeve shtetërore të përcaktuara në ligj.
Deputeti demokrat sqaroi se në bazë të ligjit, paratë e taksapaguesve shqiptare, të akorduara bashkive dhe komunave nga qeverisja qendrore, i nënshtrohen një procedure transparente dhe të mirëpërcaktuar kontrolli lidhur me mënyrën se si janë shpenzuar dhe sa kane mbërritur në destinacion.
"I vetmi organ qeverisjes vendore ne Republike, që refuzon transparencën, kontrollin dhe kësisoj ligjin, është Bashkia e Tiranës dhe kryetari ë saj, përfituesi me i madh i fondeve të buxhetit të shtetit, pra parave të të gjithë shqiptarëve nga Tropoja deri në Delvinë", nënvizoi ai.
Deputeti nga maxhoranca tha gjithashtu se shqiptarë meritojnë transparencën për paratë e tyre. "Duke e konsideruar këtë qëndrim të Edvinit, si një akt banditesk, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në emër të deputeteve te qarkut të Tiranes, kërkoj transparencën financiare deri në qindarkën e fundit të parave të taksapaguesve shqiptarë të akorduara Bashkisë së Tiranës", ka shtuar ai.