Noka: Rama po sulmon liderët europianë

Partia Demokratike ka akuzuar lidershipin e PS-së Edi Rama se po sulmon liderët europianë. Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Flamur Noka ka theksuar se Rama ka dështuar në praktikat bllokuese prej bllokmeni dhe tani duket gjithmonë e më qesharak kur sulmon Europën dhe Perëndimin.
"I kërkojmë zotit Rama të vërë vath në vesh çfarë i kërkon Europa dhe I themi zotit Edvin se është i turpshëm sulmi dëshpërues që po organizon ndaj këtyre liderëve europianë, përmes zëdhënësve të neverishëm rreth tij" theksoi Noka.
Sipas tij liderët europianë përshëndesin progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kanë kërkuar Ramës të respektojë Kushtetutën e të veprojë konform shtetit ligjor.
"Liderët e mëdhej europianë theksojnë se "Qeveria shqiptare ka bërë një numër të madh koncesionesh për të plotësuar kërkesat e opozitës. Kryeministri Berisha u ka ofruar atyre shumicën dhe kryesimin e një komisioni hetimor parlamentar. Por sa më shumë koncensione bënte Berisha, theksojnë liderët europianë, Edi Rama bënte vazhdimisht kërkesa të reja, të cilat bien në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin zgjedhor dhe vendimet e mëparshme gjyqësore" thekson më tej Noka.
Ai shtoi më tej se liderët europianë në deklaratën e tyre thonë se zoti Rama nuk është i interesuar për një marëveshje në respekt të shtetit ligjor dhe të Kushtetutës.