E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stresi në trafik, i rrezikshëm për trurin

Gazeta Shqip

stresstraffic1Nëse stresoheni vazhdimisht në bllokimet e trafikut dhe gjithçka tjetër, kini kujdes, pasojat ndikojnë në shëndetin tuaj mendor edhe pas shumë vitesh

Studimi

Mesa duket trafiku nuk është thjesht një radhë e pafund makinash, shumë orë pritje dhe nerva të acaruara për momentin, studimet pohojnë se trafiku shkakton çrregullime të rënda mendore.

Acarimi i përditshëm për gjëra stresuese nga më të voglat deri te më të mëdhatë, mund të grumbullohet me kalimin e kohës dhe të shkaktojë probleme mendore vite më pas.

Këto strese, shpesh të panevojshme, por edhe të pakontrollueshme janë po aq të këqija sa sëmundjet, ushqimet e pashëndetshme dhe mungesa e ushtrimit fizik të trupit.

Nga ana tjetër, psikologët këshillojnë se të dish si të ruash qetësinë dhe gjakftohtësinë në ditët e sotme, është po aq pozitive sa të hash shëndetshme apo të kryesh palestër.

Suzana Çarls, profesoreshë psikologjie dhe specialiste e sjelljeve shoqërore, është drejtuese e një studimi që kërkonte të zbulonte nëse acarimet e përditshme na dëmtojnë apo na bëjnë më të fortë.

stress (1) stresstraffic1 stress stress (2)

Nga të dhënat e marra, studiuesit zbuluan se përgjigjet ndaj stresit të përditshëm ishin shumë negative. Ato ishin shpesh shkak për grindjet mes çifteve dhe konflikteve në punë.

Qëndrimi i zgjatur në trafik dhe ekspozimi ndaj faktorëve stresues sillte çrregullime psikologjike, ankth dhe probleme me humorin deri edhe pas 10 vjetësh.

Përfundimet u bazuan në të dhëna të marra prej Midlife Development në SHBA, një projekt ky i mundësuar prej Qendrës Kombëtare të Eksperiencave të Përditshme. Grupi i studiuar ishte ai i meshkujve dhe femrave nga mosha 25 deri në 74 vjeç.

Sipas studiuesve, shumica e njerëzve shfaqnin probleme shëndetësore të lidhura, jo me ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tyre, por me ndodhitë e vogla të jetës së përditshme dhe emocioneve që ato shkaktonin.

Psikologët shprehen se shumica e njerëzve janë aq të përqendruar te qëllimet e tyre afatgjata, sa harrojnë rëndësinë e gjërave të përditshme dhe emocionet e tyre.

Për ata që janë shumë të hapur ndaj stresit, këshillohet që të krijojnë mënyra efikase për përballimin e tij dhe ruajtjen e shëndetit.

Profesor Irvin, nga Universiteti i Kalifornisë, shtoi: Për fat të keq njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor, deri në momentin kur ai bëhet një problem madhor dhe kërkon më pas vëmendje profesionale.

Nëpunësit e mesëm gjenden nën nivelin më të madh të stresit në vendin e punës. Kjo, për shkak se ata hasen me të dyja format e autoritetit, atë të personave që qëndrojnë mbi ta dhe me autoritetin që duhet tu imponojnë atyre që kanë nën varësi.

Ekspertët e Universitetit të Mançesterit dhe Liverpulit vrojtuan hormonet e stresit te majmunët. Nga përfundimet doli se majmunët e rendit të mesëm kishin më shumë hormone të stresit sesa pjesa tjetër. Të njëjtat rezultate mund të pranohen edhe për njerëzit në lidhje me stresin dhe nivelin e hierarkisë. Kati Eduards, nga Instituti Integrues i Liverpulit, shprehet se nëpunësit e mesëm në punë kanë nivel shumë të lartë të hormoneve të stresit, krahasuar me shefat e tyre dhe me punëtorët më të thjeshtë.

Studime të tjera tregojnë se stresi gjatë trafikut rrugor mund ta dëmtojë rëndë kujtesën. Shkencëtarët pretendojnë se vetëm pak orë stres i rënduar mund të fshijë nga kujtesa ngjarje dhe mësime të marra së fundmi.

Tregohuni të kujdesshëm që ta menaxhoni më së miri stresin që përfitoni nga situata të parëndësishme dhe të përditshme, pasi pasojat e tij mund të jenë shumë të rënda dhe aspak të pëlqyeshme.

Stresi në trafik, i rrezikshëm për trurin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›