E Shtunë, 31 Tetor 2026

Struge, shqiptaret votojne vetem per kryetarin e komunes

Edhe ne Struge zgjedhjet presidenciale dhe per kryetar komune jane zhvilluar te qeta dhe me parregullsi te vogla qe nuk ndikojne ne ecurine e procesit.

Shqiptaret e Struges kane bojkotuar zgjedhjet presidenciale, duke votuar vetem ne nje kuti, ate te kandidatit lokal.

Sipas korrespodenteve te Top Channel, per presidentin e ri te vendit shqiptaret e Struges nuk votuan, sepse ata thone se asnje nga kandidatet maqedonas nuk interesohet per komunitetin e tyre.

Ne gare ne kete raund te dyte zgjedhor per bashkine e Struges jane dy kandidatet, Ramiz Merko dhe Fijat Canovski.

Shqiptaret kete here bashkuan votat per t’i siguruar fitoren kandidatit shqiptar.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›