E Shtunë, 31 Tetor 2026

Struktura e PLOTE e qeverisë Rama

rama

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur këtë pasdite strukturën e re të qeverisë së tij. Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se struktura e qeverisë së re është krijuar mbi bazën e prioriteteve duke konsultuar shumë me strukturat e qeverive të reja të Bashkimit Europin dhe duke mbajtur në konsideratë edhe domosdoshmërinë që në qeveri të ketë më shumë përgjegjësi mes sektorëve.

“Do të ristrukturojmë në menyre të plotë organikën e Kryeministrisë. Do të ketë shkurtime të ndjeshme. Do të ketë nje zevendesminister qe nuk do te kete portofol tjeter. Ministria e Finances nuk ndryshon. Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes nuk ndryshojne. Ministria e jashtme po ashtu nuk ndryshon. Ministria e Integrimit Europian do të marrë një rol të ri për ti dhënë fund axhendës së integrimit. Ministria e Drejtesises nuk ndryshon. Do të kemi një ndarje të Ministrisë Ekonomisë. Do të kemi nga njëra anë ministri e Zhvillimit dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Ministria e Transporteve do të ndahet në një strukture e cila do të mbulojë transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturen dhe një strukturë tjetër që do të mbulojë zhvillimin urban. Edhe në ministrinë e Bujqësisë do të ketë një ndarje. Ministria e Shëndetësisë nuk do të ndryshojë. Ministria e Kulturës do të fokusohet terësish tek kultura. Plus do të kemi edhe një ministër për Administratën Publike dhe Inovacionin. Një ministër për cështjet vendore. E fundit, komitetet që do të drejtohen nga kryeministri do të shkurtojnë numrin e punonjësve.” u shpreh Rama gjate deklarates.

Ja struktura e Qeverisë së re:

Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Integrimit,

Ministria e Drejtesisë

Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Ministria e Energjise dhe Industrisë

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

Ministria e Shëndetesisë

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë

Ministria e Kulturës

Ministria e Mjedisit

Një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publikë

Një Ministër për Çështjet Vendore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›