E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë: Përplaset treni, të paktën 77 të vdekur

treni 2Një tren i kompanisë Renfe, nisur nga Madridi në drejtim të Ferrol, është përplasur në Galizia, në veri të vendit. Në bord ishin rreth 222 persona. Sipas bilancit të fundit janë rreth 77 të vdekur dhe 143 të plagosur. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e zjarrfikëse dhe ndihma e shpejtë.

Zyrtarë nga rajoni ku ndodhi incidenti tregojnë se treni doli nga shinat mbrëmë vonë pranë një stacioni në rrethinat e qytetit  Santiago de Compostela. Pamjet televizive tregojnë trupa të mbuluar me batanije pranë shinave ku ndodhen edhe vagonat e dëmtuar. Treni ishte nisur nga Madridi me destinacion qytetin veri-perëndimor Ferrol, ndërkohë që rajoni Galicia në Spanjë përgatitet për festivalin që nderon shenjtorin Santiago.

Nuk është ende i qartë shkaku i aksidentit, por autoritetet po zhvillojnë hetime.

treni 1

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›