Stuart Peach, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Meta përshëndet emërimin

Pasi Sir Stuart Peach (Sër Stuart Peiç),mori pak ditë më parë detyrën si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, kreu i shtetit Ilir Meta përshëndeti emërimin e tij. Në postimin në rrjetin social Twitter, presidenti Meta shprehet se forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane. ” Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane.