Kacin per situaten postzgjedhore ne Shqiperi dhe marreveshjen Prishtine-Beograd

Në një intervistë eksluzive për ABC NEWS, eurodeputeti Jelko Kacin ka folur për situatën post zgjedhore në Shqipëri dhe për atë që pritet nga vendi ynë. Gjithashtu ai ka vlerësuar dhe marrëveshjen e arritur së fundmi mes Prishtinës dhe Beogradit.
Jelko Kacin: Sa shpejt dhe sa shumë do eci Shqipëeria, ajo mbetet për tu parë. Shqipëria të marrë shembull nga Kosova për gjithpërfshirjen. Bashkëpunimi midis forcave politike do të ishte mesazhi më i mirë që do vinte nga vendi
Ju keni ndjekur zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. Besoni se këtë radhë zgjedhjet kanë përmbushur standardet europiane dhe ndërkombëtare ?
Jelko Kacin: "Shpresoj që po. Deri tani, sinjalet duken positive. Ne shohim ndryshime politike. Ka personalitete të reja që do marrin përgjegjësinë për të ardhmen, për qytetarët shqipëtarë dhe ekonominë shqipëtare. Shpresoj që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë në fokusin e lidershipit të ri. Por nga ana tjetër, mazhoranca e re dhe opozita e re duhet të punojnë dorë për dore. Kjo është ajo që nevojitet absolutisht. Bëhet fjalë për përgjegjësinë për vendin dhe jo për elitën politike. Nëse shohim bashkëpunim të ndërsjellë midis forcave politike në Shqipëri dhe një përgjegjësi të përbashkët, ky do të ishte mesazhi më i mirë që mund të vinte nga Shqipëria"
Ka dhe një zhvillim tjetër, kryeministri Berisha dha dorëheqje nga funksionet e në Partinë demokratike
Jelko Kacin: “Nuk dua ta komentoj. Është vendimi i tij. Kjo mund të shihet si zhvillim pozitiv, por ky është hapi i parë. Le të shohim hapat e tjerë që do ndërrmerren në skenën politike shqiptare dhe pastaj të bëjmë vlerësimin përfundimtar. Deri tani, jam pozitivisht i befasuar dhe I kënaqur me zhvillimet në Shqipëri”.
Pse jeni kaq i përmbajtur ? Për çfarë shqetësoheni ju? Nuk besoni se në Shqipëri çdo gjë mund të shkojë mirë ?
Jelko Kacin: “Kam qenë disa herë në Shqipëri dhe kam eksperiencë me vendin. Nuk dua të tregohem i paduruar dhe të them diçka paraprakisht që mund të tingëllojë më vonë e habitshme për mua dhe institucionet. Ndaj, le të presim dhe të shohim. Deri tani janë zhvillime positive, por sa shumë dhe sa shpejt do ecet në Shqipëri, kjo mbetet për t’u parë”
Pyetja e fundit lidhet me dialogun për Prishtinën dhe Beogradin. A është historike në këndvështrimin tuaj vendimi që mori Bashkimi Europian, minsitrat e jashtëm dhe samiti për të dy vendet?
Jelko Kacin: “Është pa diskutim historike. Por ky është një leksion për Shqipërinë. Kryeministri Thaçi sa herë që vjen në Bruksel, vjen me një ekip gjithpërfshirës, zëvendëskryeministrin Kuçi, ministrin serb Petroviç, këshilltarin e tij përfaqësues të opozitës Blerim Shala dhe është gjithnjë prezente zonja Tahiri për zbatimin. Kjo është provë bashkëpunimi. Kjo është ndarje përgjegjësie. Kjo duhet mirëpritur, përgëzuar dhe ndjekur si shembull dhe kjo është ajo që ne duam të shohim në Shqipëri në të ardhmen”.