E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e UT përfaqësuan Shqipërinë në garën ndërkombëtare sportive në Venecia

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Studentët e Universitetit të Tiranës morën pjesë në garën ndërkombëtare sportive “2nd Lion Explorer in Venice 2026” të organizuar në Venecia (Itali).

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit e cilësoi pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë në këtë garë si një hap të madh për sportin universitar.

“Kjo pjesëmarrje tregon potencialin që ka sporti universitar për të hapur rrugë drejt disiplinave të reja dhe më shumë mundësive për studentët shqiptarë në sport”, tha Gonxhja.

Studentët e Universitetit të Tiranës morën pjesë në disiplinën Dragon Boat, ku treguan forcë, bashkim dhe shpirt gare.

Ata ngritën flamurin kuqezi në ujërat e Venecias, duke shkruar një moment historik për sportin universitar shqiptar.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›