E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e mjekesise proteste per shkarkimin e dekanit

Shkak i protestes se studenteve jane mungesa e vazhdueshme e pedagogeve si dhe mungesa e specializimeve ku mungojne prej tre vitesh.

1300 te rinjte i braktisen auditoret e fakultetit para kater ditesh ne shenje proteste ndaj mungeses se zhvillimit te oreve te mesimit aplikimit te formave interaktive dhe mangesive ne literaturen mjekesore ne gjuhen shqipe mungeses se nje rregulloreje te brendshme per specializimet dhe nje sere kerkesash te tjera.

Studentet e viteve te katerta te pesta dhe te gjashta te Fakultetit te Mjekesise pretendojne se pedagoget e ketij fakulteti kane konflikt te hapur interesi pasi japin mesim dhe ne universitetet private duke bere qe te mungojne shpesh ne mesim ose dhe ne rastet kur vijne mjaftohen vetem te pyesin ne teori pasi praktikat ne spital nuk kryhen fare.

Studentet shprehen te vendosur te vazhdojne bojkotimin e mesimit deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Protesta e studenteve eshte mbeshtetur nga Rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule dhe figura te njohura te mjekesise si doktor Mentor Petrela.

2010-12-06 1532

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›