Studentët e universitetit Bujqësor përshkallëzojnë protestën

Studentët e universitetit Bujqësor të Kamzës kanë shpërkallëzuar protestën e tyre për heqjen e kriterit të mesatares për të vazhduar studimet për t'u pajisur me diplomë të nivelit të dytë. Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar hyrjen e universitetit.
Ata kanë kërkuar reagimin e kryeministrit Berisha lidhur me kërkesat e tyre. Studentët që kanë hyrë në grevë urie thonë se do të vazhdojnë të qendrojnë në grevë deri në vdekje nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Grevistët ishin shtrirë në korridorin e universitetit, ndërkohë që dhjetra studentë mbështesnin ata në ambjentin jashtë universitetit. Jashtë universitetit ka pasur edhe forca policie.
Studentët e fakultetit të Agrobiznesit dhe Ekonomisë kërkojnë të vazhdojnë studimet dy vjeçare për t'u paisur me diplomë të nivelit të dytë. Pengesë për të realizuar këtë bëhët kriteri mesatare i vendosur nga dekanati i këtij fakulteti.