E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Ferretit në Tiranë, rrit besueshmërinë e "MennYacht Grup"

Për të rritur bësueshmërinë dhe për t'u ofruar garanci të plotë klientëve të kompanisë "MennYacht Grup" , kjo kompani ka ftuar në një vizitë në Shqipëri Drejtorin e Përgjithshëm të shitjes të kompanisë Ferreti në të gjithë Europën zotin Alessandro Tirelli. Ferreti në vendin tonë përfaqësohet nga "Menn Yaht Group", ku menaxheri i përgjithshëm Marin Shpata duke i uruar mirëseardhjen drejtorit të Ferretit Alessandro Tirellit, është shprehur se kjo vizitë është shumë e rëndësishme për përfaqësinë e tyre por edhe për klientët. Vizita e drejtorit të Ferretit pason vizitën e një titullari tjetër i cili ishte presidenti i Pershing .
Ndërkohë edhe drejtori i përgjithshëm i Ferretit Alessandro Tirelli ka folur për vizitën e parë në Shqipëri ku është shprehur se Shqipëria po jeton një moment shumë të rëndësishëm edhe në profilin e lundrimit. Por zhvillimi nuk është ashtu si vëndet e tjera të rajonit .
Alessandro Tirelli duke vënë theksin te klientët e jahteve ka theksuar se është shumë e rëndësishme komunikimi me këta klientë duke i mbajtur sa më afër dhe duke i afruar ata afër detit. Sipas Tirellit, nuk është e domosdoshme vetëm shitja e jahteve, sepse rol të rëndësishëm luan edhe ofrimi i tyre me qera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›