Studentët marshim në Tiranë, bojkotojnë mësimin në disa fakultete

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Studentë nga disa Universitete kanë bojkotuar mësimin sot dhe po marshojnë në rrugët e kryeqytetit për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.
Studentët që kanë bojkotuar auditorët janë të Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, Fakultetit të Drejtësisë, të Fakultetit Ekonomik si dhe të Filologjikut.
Një pjesë e studentëve të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje studentëve që t’iu bashkohen në protestë.
Sipas raportimeve nga mediet, studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistët e shkollës “Partizani” në kryeqytet. Protestuesit kanë bërë thirrje gjatë rrugëtimit të tyre, duke u shprehur: “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje” dhe “Bashkohuni me ne”.
Kjo është dita e dytë e protestës së studentëve, pasi një ditë më parë ata protestuan për disa orë në rrugët kryesore të Tiranës, duke nisur nga Ministria u Arsimit ku goditën me gurë e mjete piroteknike.
/m.q/ /a.g/