E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetë të PD i bashkohen protestës së studentëve

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Deputetë të Partisë Demokratike iu bashkuan sot protestës së studentëve e cila po zhvillohet prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit.

Por gjatë tubimit një pjesë e protestuesve kundërshtuan prezencën e deputetëve të opozitës duke kërkuar largimin e tyre.

Në një prononcim për mediet, Eno Bozdo, tha se kanë dalë për të qenë pranë protestuesve dhe për t’i mbrojtur ata që përballen me policinë.

“PD ka 13 vite që flet për korrupsionin, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Zemërimi është shumë i madh, dhe për një pjesë të madhe të të rinjve klasa politike ka dështuar në këtë vend. Propaganda dhe mosdija çon në këto situata. Çdo sherr që provokohet me protestuesit i shërben Edi Ramës dhe ne nuk biem pre e provokimit”, tha Bozdo.

Të pranishëm në protestë ishin edhe Bardh Spahia, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri.

Më herët, kryetari i PD-së Sali Berisha iu bëri thirrje demokratëve që të bashkohen me protestën e studentëve.

Po ashtu, në protestë ishte e pranishme edhe deputetja e pavarur Mariana Koçeku.

Deputetë të PD në protestën e studentëve, foto:Arbi Fortuzi 1 nga 11

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›