E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët mblidhen te Ministria, shkulin kangjellat dhe hedhin gurë e lëndë plasëse

Pas bojkotimit të mësimit, mijëra studentë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë disa prej tyre në shenjë pakënaqësie, kanë shkulur kangjellat përpara institucionit, duke rritur tensionet, teksa të rinj me fytyra të mbuluara kanë kanë sulmuar godinën me gurë e molotovë.

Tensionet nisën rreth orës 11:30, kur studentët u mblodhën para Ministrisë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Mjekësinë, Gjuhët e Huaja, Filologjikun, Ekonomikun dhe Politeknikun.

Një grup studentësh të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje të rinjve t’i bashkoheshin protestës. Studentë të këtij fakulteti lanë auditorët dhe iu bashkuan marshimit.

Edhe nxënës të gjimnazit “Partizani” bojkotuan mësimin dhe dogjën kosha mbeturinash në mes të Rrugës së Dibrës, duke bllokuar qarkullimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›