E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentet në Vjenë? Mjekët: Jemi ende në konsultime

Të tjera rreth shkrimit Tragjedia u paralajmërua, policia injoroi kontrollet Berisha: Të vendosen rregulla për transportin Eurovizion, Nishliu: Ia dedikoj viktimave Reportazh, Banorët: Ja kurthi i Qafës së Vishës Leksione gazetarie nga shefat- Nga ANILA BASHA VIDEO FOTO - Nga aksidenti FOTO- Ja viktimat Dje lamtumira Aksidenti, çfarë ndodhi minutë pas minute TIRANE- Nuk është vendosur ende nëse dy studentet e aksidentit tragjik të Himarës të cilat ndodhen në koma do të transportohen jashtë për një mjekim më të specializuar. Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj deklaron se ekipi i mjekëve të specializuar do të mblidhen në orën 14:30 minuta për të diskutuar nëse gjëndja shëndetësore momentale në të cilat ndodhen studentet Florie Peçi dhe Briselda Gubere lejon transportimin e tyre jashtë vendit.

BEDRI MIHAJ: NUK DO NXITOHEMI, DO JEMI TE MATUR
Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj deklaron se ekipi i specializuar do të mblidhet në orën 14:30 minuta për të diskutuar nëse gjëndja shëndetësore momentale në të cilat ndodhen studentet Florie Peçi dhe Briselda Gubere lejon transportimin e tyre jashtë vendit.
“Nuk do nxitohemi, do jemi të matur, duke i dhënë cdo lloj ndihme. Kemi konfirmime dhe sugjerime, për të dy rastet. Miqtë tanë na kanë ofruar bashkëpunim dhe gadishmëri, por na takon neve të vendosim. Vendimi për transport merret me ekip mjekësor të rregullt. “- deklaroi Drejtori i Spitalit Ushtarak në një prononcim për shtyp, bashkë me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi.  Mihaj u shpreh optimist për gjendjen shëndetësore të dy vajzave ndërsa për 12 studentet e tjera deklaroi se gjëndja e tyre është relativisht e qëndrueshme.
“Gjëndja është relativisht e qëndrueshme për 12 raste. Nuk kanë probleme të rëndësishme për jetën. Problem janë vetëm Florie Peci dhe Guberi që kanë nevojë për mjekë kujdes e asistencë të vazhdueshme sepse janë nën kontrollin e respiratorit dhe kanë dëmtime serioze, por ne kemi shpresë se do ia dalin. Jemi duke punuar për të gjitha drejtimet por do bazohemi në gjendjen shëndetësore të tyre”- tha Mihaj.

SEQUI: U IMPRESIONOVA NGA FORCA E STUDENTEVE
Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi vizitoi sot paradite studentet e plagosura në Spitalin Ushtarak. “Erdha sot në spital të shihja disa nga pacientët. Takova drejtorin i cili më njoftoi për të gjithë masat dhe vura re që i është dhënë trajtimi më i mirë i mundshëm. Është një ngjarje e tragjike na emocioni të gjithëve në shpirt. Sot pata mundësinë të bisedoj me vajzat dhe u habita për forcën që kanë për tu përballur me këtë situatë. Solidariteti që u demostrua në shoqërinë shqiptare që më përforcon një ide tjetër timen se shqiptarët janë në gjendje të bashkojnë forcat për t’i ballë me sukses sfidat.

U DISKUTUA TRANSPORTIMI NE VJENE
Nderkohë që rreth orës 12:00 një burim nga Spitali Ushtarak bëri të ditur se është diskutuar transportimi i tyre, për një kurim më të specializuar në Vjenë të  Austrisë. Pak kohë më parë mjekët u mblodhën në një konslutë për të parë mundësinë e ndonjë transportimi të mundshëm jashtë.
Edhe studentja Kaltra Polozhani ka patologji të rënda, ndërsa 11 studentet e tjera të shtruara në Spital Ushtarak ndodhen në gjëndje më të mirë shëndetësore.

2 STUDENTET NE KOMA
Burime nga Spitali Ushtarak konfirmuan sot në mëngjes për tv A1 Report, se studentet Florie Peçi dhe Briselda Guberi, mbeten në koma. Ndërsa gjëndja shëndetësore e studenteve të tjera paraqitet më e përmirësuar. Sipas mjekëve Florie Peçi ka dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, në mushkëri dhe në kokë, ndërsa Briselda Guberi ka dëmtime të rënda në organet e brendshme. Mjekët e shohin të vështirë lëvizjen e vajzave për një ndërhyrje jashtë shtetit, pasi lëvizja e tyre për momenti mund t'i rrezikojë jetën. Ndërkohë që gjatë natës vajzat nuk kanë pasur shqetësime apo temperaturë, ç'ka nga mjekët shihet si pozitive. Në Spitalin Ushtarak po trajtohen 14 studente, 9 janë në terapi intensive. Pesë janë jashtë rrezikut për jetën.

SPITALI I VLORES: DY STUDENTE MUND TE LARGOHEN, 4 NE REANIMACION
Ora 10: 35 Drejtori i spitalit të Vlorës Shkëlqim Selami gjatë një prononcimi për TV A1-Report u shpreh se dy prej 10 vajzave të plagosura që gjenden aktualisht në spital mund të largohen sot pasi gjendja e tyre shëndetësore është plotësisht e rehabilituar. Në spitalin e Vlorës gjenden aktualisht dhjetë studente të plagosura nga aksidenti i rëndë i Himarës. Katër nga studentet po trajtohen në reaminacion por janë jashtë rrezikut për jetën, kurse gjashtë të tjera në urgjencën e spitalit.

Sipas Selamit vajzat kanë pësuar dëmtimë të ndryshme, kryesisht të natyrës ortopedike, thyerje dhe fraktura. „ Vajzat i janë nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme dhe trajtimeve të rregullta mjekësore në spital“ shprehet drejtori Selami. Në reaminacionin e spitalit të Vlorë ndodhen studentet: Elidjona Gjinaj 21 vjec nga Laci, Liri Hasaj 21 vjec nga Kavaja, Adiola Mustaku 23 vjec nga Lushnja, Besjana Xheneti 21 vjec nga Kavaja

AKSIDENTI
Në aksidentin e 21 majit te Ura e Vishës,në Himarë,  humbën jetën 13 persona, mes tyre 11 studente të vitit të tretë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", shoferi dhe i fejuari i një studenteje, kjo e fundit e plagosur bashkë 25 studente të tjera. Nga të dhënat paraprake burime pranë prokurorisë së Vlorës thanë se aksidenti ndodhi si rezultat i shpejtësisë së madhe të mjetit dhe nxehjes së ferrotave dhe tamburëve të frenimit. Konkluzioni erdhi si rezultat i marrjes së dëshmive të të mbijetuarave dhe personave të tjerë që kanë parë mjetit të devijonte nga rruga dhe më pas të rëzohej në humnerë.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›