E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të vendosen rregullapër transportin e organizuar

Të tjera rreth shkrimit VIDEO- Rruga u inaugurua në 2010 TIRANE- Në mbledhjen e rradhës, kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtje për 13 viktimat e aksidentit të së hënës në Himarë. Kryeministri Berisha deklaroi se për tragjedinë duhet të bëhet një hetim i gjithanshëm.

“E parakohshme të flitet për shkakun e tij. E domosdoshme është që pas përfundimit të hetimeve të plota për aksidentin ndër më tragjik në historinë e vendit, të arrihet në përfundime”, tha kryeministri. Ai kërkoi hartimin e rregullave strike për lëvizjen e organizuar të studentëve dhe nxënësve në shkollat shqiptare.

Në mënyrë që transporti i organizuar i nxënësve dhe studentëve të ketë kushte e rregulla të vecanta. Të përcaktohet qartë detyrimet e respektimit të tyre. Ajo që ndodhi nuk kthehet, por është detyrë e institucioneve të studiojnë rastin konkret që të përcaktojnë rregulla që ndikojnë në parandalimin e aksidenteve. Kushte dhe rregulla komplekse. Të bëjmë gjithcka, që një seri rregullash dhe kushtet transportin e organizuar të jenë operative dhe të zbatueshme”, deklaroi Berisha. Ai përsëriti se fjalën e fundit për shkakun kryesor të aksidentit do ta thonë ekspertët, prokuroria e policia rrugore.
(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›