E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët protestuan në ditën e 14 ndërsa Rama ‘antiprotestoi’ për dialog në ditën e katërt

Protesta studentore vijon edhe në ditën e 14-të. Studentët, pedagogët dhe qytetarë të tjerë janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin përgjatë Rrugës së Durrësit, në drejtim të Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestës së të rinjve u janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Marshimi para Ministrisë së Arsimit është zhvilluar pa incidente, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës kundër qeverisë.

Por edhe Rama nxori letrat para Kryeministrisë në ditën e 4 të tij të protestës për dialog. m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›