E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët rikthehen sot në protestë, blindohet dera e Kryeministrisë

Studentët pritet të rikthehen sërish sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, në orën 14:00, pas përplasjeve të një dite më parë mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet. Tubimi i djeshëm tërhoqi vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, ndërsa u shoqërua me tensione, përdorim të gazit lotsjellës dhe lëndime.

Ndërkohë, në prag të protestës së sotme, dera e Kryeministrisë është blinduar, në kuadër të masave të marra pas zhvillimeve të një dite më parë.

Gjatë protestës së djeshme, disa protestues depërtuan në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku ndezën një zjarr, të cilin e cilësuan si simbolik. Zjarri u fik më pas nga forcat e policisë.

Studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestës edhe këtë të mërkurë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›