Studentja shqiptare triumfon në Itali

Një studente shqiptare në Universitetin e Padovës, në Itali, ka siguruar për herë të parë një dioplomë me maksimumin e pikëve.
Vajza quhet Ina Basha dhe është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Teknologjive Farmaceutike.
Diploma me vlerësimin maksimal i është dorëzuar asaj e shoqëruar me një certifikaëe nderi.
Ina jeton prej 15 vjetësh bashkë me familjen në Itali dhe përvec degës së sipërpërmendur, ajo ka pasion edhe muzikën, për të cilën ka marrë një diplomë në Konservatorin e Rexhios.
Tani, me nënshtetësi italiane, studentja e shkëlqyer i ka dyert e hapura për të vazhduar studimet në universitetet e huaja.