E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PS: Abuzimi i Albana Vokshit

Partia Socialiste ka vazhduar të denoncojë ato qe i cilëson si skandalet korruptive të qeverisë. Pas ministrit Dritan Prifti, nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë Mimi Kodheli, ka akuzuar deputeten e partisë Demokratike Albana Vokshi, se ka marrë në mënyrë korruptive dy tendera hidrocentrali. Znj. Kodheli, ka treguar me dokumente të Këshillit të Ministrave, favoret që i janë bërë bashkëshortit të deputetes, në legjislaturën e kaluar, kur znj. Vokshi ishte këshilltare ekonomike e Berishës. Sipas ketyre dokumenteve nëpërmjet kompanisë "AlbaNergjia Plus", e themeluar në vitin 2006 nga Arian Tartari , bashkëshorti i zonjës Vokshi, janë përfituar dy kompani. Absurdi sipas Kodhelit, vijon kur në deklarimin e pasurisë, deputetja Vokshi rezulton si më e varfra nder koleget e saj edhe pse në të dy rastet e tenderave par kompaninë e bashkëshortit, deputetja ka marrë bonuse nga ministria e Ekonomisë, për të dalë firmë fituese. Selia rozë i cilëson këto fakte si abuzim me detyrën dhe konflikt të pastër interesi, duke pohuar se në ditët ne vijim do të sjelle te tjera prova për këtë akt të pastër korruptiv të qeverisë Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›