Studim/ Femrat duan të martohen më herët se 10-të vitet e kaluara
Një studim i realizuar në Britaninë e Madhe ka bërë të duitur se femrat e kohëve modern kanë dëshirë të martohen me herët së ato para dhjetë vjetëve.
Arsyeja kryesore sipas studimit është frika se mund të mbeten të vetmuara,ka bërë të mundur të rikthehen vlerat tradicionale të martesës.
Në këtë studim janë përfshirë 2 mijë femra përkatësisht nga mosha 20 deri në 30 vjeç,ndërsa rezultatet kanë treguar se ato mendojnë se mosha ideale për martesë është mosha 26-vjeçare,ndërkohë mosha më e përshtatëshme për të lindur fëmijë sipas tyre është mosha 27-28 vjeçare.
Të dhënat tregojnë se 78-82% e femrave mendojnë se martesa duhet të zgjasë deri në fund të jetës. P.K