E Diel, 1 Nëntor 2026

Studim i ri Votuesit ndikohen nga gjatesia e kandidatit ne zgjedhjet presidenciale

Me afrimin e zgjedhjeve te vitit te ardhshem amerikanet do te analizojne me me vemendje pikepamjet e kandidateve. Ne Shtetet e Bashkuara votuesit i kushtojne vemendje edhe jetes personale te kandidatit si nje nder faktoret seleksionues. Por nje studim i ri arrin ne perfundimin se votuesit mund te ndikohen ne zgjedhjen e tyre edhe nga tipare fizike te kandidatit te shtyre nga nje instinkt i trasheguar nga e kaluara e larget e njerezimit

Sot kur behet fjale per preferencat e votuesve qendrimi i kandidatit ndaj ceshtjeve kryesore ka rendesi. Por ka njerez qe zgjedhin kandidatin e tyre thjesht bazuar ne tipare fizike te tij.

Studiuesit ne Universitetin Texas Tech University kane dale me idene se nje nder faktoret eshte gjatesia e kandidatit qe ndoshta e ka zanafillen tek instiktet tona te lindura qe ne kohet parahistorike. Keto perfundime u botuan ne revisten Social Science Quarterly nga profesori i shkencave politike Greg Murray dhe studenti i tij pasuniversitar David Schmitz.

Frika thuajse e pergjithshme qe njerezit kane nga gjarperinjt dhe preferenca per ushqime jo te shendetshme me permbajtje te larte yndyre ka te ngjare ta kene zanafillen nga koha kur gjarperinjt paraqisnin nje kercenim te perditshem dhe kur kishte mungesa te shumta ushqimore thote profesori Murray. Besojme se prirje te tilla ekzistojne edhe ne politike.

Autoret sjellin si shembull udheheqesit shtatlarte te shume shoqerive te lashta si dhe ndikimin qe ka forca fizike ne boten e kafsheve. Ata shtojne se kandidatet me te gjate kane fituar 58 per qind te zgjedhjeve nga viti 1789-2008.

Autoret pyeten 467 studente te lindur ne Shtetet e Bashkuara dhe jashte vendit te vizatonin nje figure qe perfaqesonte konceptin e qytetarit te zakonshem dhe nje tjeter per udheheqesin ideal kombetar para se tu kerkohej qe ti vizatonin keto figura se bashku ne te njejten flete. 64 per qind e studenteve vizatuan figuren udheheqese me shtatlarte se qytetarin.

Studiuesit me pas u kerkuan studenteve te vleresonin veten si udheheqes dhe kandidate te mundshem. Rezultatet treguan nje lidhje te forte statistikore mes gjatesise trupore dhe vleresimit qe studentet i jepnin vetes si udheheqes.

Nje fakt interesant si per shkencen e antropologjise ashtu edhe per prirjet politike te vendit.

Barak Obama me gjatesi 1 meter e 85 centimetra ishte goxha me i gjate se rivali i tij republikani Xhon Mekein ne zgjedhjet e vitit 2008. Por se paku dy nga rivalet e mundshem te zotit Obama per zgjedhjet e ardhshme ish-guvernatoret Rik Peri dhe Mit Romni jane aq te gjate ose edhe me te gjate se presidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›