Samaras i thote Jo koalicionit ngecin negociatat per qeverine
Athine 5 nentor 2011 NOA/ Irma Toptani - Kabineti i kryeministrit grek Papandreu eshte ne pritje te nje reflektimi pozitiv nga opozita e djathte e cila i ka thene Jo nje qeverie koalicioni te perbere nga figura politike duke vene si kusht krijimin e nje qeverie te perbere nga tekniciene e cila do te negocioje marreveshjet e rradhes me Brukselin dhe do ta coje vendin ne zgjedhje.
Zedhenesi i kryeministrit grek ka bere te ditur se lideri i PASOK-ut nuk ka vene si kusht pjesemarrjen e tij ne qeverine e koalicionit ndaj dhe i ka kerkuar Presidentit te Republikes Karolios Papulias te nise negociatat me faktoret politike ne vend per te arritur sa me shpejt nje marreveshje per krijimin e qeverise raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kryeministri ka kerkuar nje diskutim te gjere dhe gjeja e fundit qe i intereson eshte karrigia. I mbetemi ketij orientimi ne te mire te popullit grek dhe ftojme opoziten ti bashkohet frymes se bashkepunimit ka deklaruar zedhenesi i kryeministrit.
Mazhoranca socialiste e udhehequr nga Papandreu shpreson ne nje sinjal pozitiv nga kreu i opozites Antonis Samaras i cili ka refuzuar cdo lloj bashkepunimi me kryeministrin socialist duke kerkuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.
Opozita i do leket qe na jep Europa dhe uljen e borxhit publik por nuk do qe te ndaje pergjegjesine per detyrimet qe ka vendi perballe partnereve tane eshte shprehur zedhenesi i kryeministrit grek i cili ka ftuar kreun e Demokracise se Re te marre pergjegjesine qe i takon ne kete moment te veshtire per vendin.
Ai tha se me qendrimin e mbajtur zoti Samaras po ve ne dyshim vullnetin e tij per tu bere pjese e perpjekjes mbarekombetare per shpetimin e Greqise ne kembim te qellimeve te vogla politike.
mit/NOA