E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studim mbi fotografine e Marubeve

Studiuesi i Atit  Zef Paci na sjell një aspekt të pa lexuar më pareë të fotografisë së dinastisë Marubi dhe bëhet e fjalë për një studim mbi fotografinë e Marubëve, të cilin e ka botuar në një libër. Nuk është studimi i parë i bërë nga një studiues, por kjo dëshirë e pedagogut të Historisë së Arteve, i ka lindur nga albumet dhe ekspozitat që ka parë për fotografinë e Marubëve. Sipas profesorit “fotografia na sjell njëherësh realitetin e një kohe të caktuar përcjellë prej këndvështrimit të fotografit”.
Fotografitë që ka zgjedhur për t’i paraqitur në libër janë foto të bëra me porosi nga njerëz të thjeshtë ose të rëndësishëm, prej shtresash të ndryshme, shqiptarë, por edhe të huaj e ku sipas studiuesit jane foto rituale. 
Sipas Pacit, Pjetri, Keli dhe Gegë Marubi në tërësi të duket sikur përcjellin të njëjtën frymë, përmes fotografive, por me një sy të imtë  ka dallim përmes detajeve.
Fotografitë e Marubit shtrihen në një hark kohor rreth njëshekullor, zënë fill diku nga vitet 1856-1858 e mbarojnë rreth viteve 1960, por ato që shfaqen në tekst janë përafërsisht të periudhës nga 1875- 1935, pra të një harku kohor që zgjat diçka më shumë se një gjysmë shekulli.
 Në arkivën e Fototekës mund të gjejmë fotografi të çmuara në aspektin historik, social, kultural, antropologjik. Më thjesht, gjenden foto sa me një prirje artistike, po ashtu dhe me qëndrim shkencor, dokumentues dhe dëshmues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›