E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet albanologjike, 77 kuota per doktoraturen

Pas kerkesave te herepashershme nga fakultetet, per celjen e programeve te doktoratures, Keshilli i Ministrave ka miratuar ne mbledhjen e djeshme, 77 kuota per sa i perket studimeve albanologjike. Jane pikerisht 5 dege te ndryshme, te cilat do te kene mundesine te hapin programet e studimit per nje periudhe 2-vjecare, nderkohe qe pagesa eshte 200 mije leke. Pavaresisht se viti akademik ka perfunduar, studimet ne gjuhesi, arkeologji, letersi dhe histori kane marre “OK”-in, pikerisht ne kete periudhe. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, jane 15 kuota per shkencat gjuhesore, 20 kuota per shkencat letrare, 10 kuota per shkencat etnologjike dhe folklor, 22 kuota per shkencat historike dhe 10 kuota per shkencat arkeologjike. Aktualisht, kandidatet kane dorezuar dosjet perkatese, kurse fakultetet do te bejne perzgjedhjen e tyre, ne baze te vendeve te ofruara, nga Vendimi i Keshillit te Ministrave.

Kuotat e miratuara

Shkencat gjuhesore 15 kuota
Studime letrare 20 kuota
Shkencat etnologj, folklor 10 kuota
Shkencat historike 22 kuota
Shkencat arkeologjike 10 kuota.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›